×
  • Hulumtime
  • Hulumtime/Analiza / Hulumtime

    7 projektet milionëshe të ministrisë së Liburn Aliut që nuk po u shihet fundi

    Insajderi
    24 June 2022 - 17:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit sipas Zyrës Kombëtare të Auditimit nuk ka qenë e zonja që të menaxhojë siç duhet shtatë projekte milionëshe, punimet rreth të cilave do të duhej të përfundonin brenda tre vitesh. Këto projekte që lidhen kryesisht me ndërtime rrugësh, kanë mbetur në gjysme dhe nuk po u shihet fundi. Ministra që drejtohet nga Liburn Ali është arsyetuar me problemet me shpronësimin e mungesë të mjeteve.

    Në të paktën shtatët tendere të mëdha të Ministrisë së Infrastrukturës, punimet nuk janë realizuar sipas planit dinamik siç parashihej me kontratë.

    Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur se vonesat janë identifikuar në rrugën Dollc-Gjakove, Prishtinë-Gjilan-Dheu I Bardhë, Prishtinë-Mitrovicë, rrugë në hyrje të Prizrenit, Projekti i bashkimit të qytetit Ferizaj  dhe dy projekte tjera në këtë komunë.

    Të gjitha këto do të duhej të përfundonin brenda afateve të përcaktuar për secilën vec e vec por që nuk e kalonin kohëzgjatjen tri vjeçare. Pavarësisht se projektet kanë nisur nga 2018-2019, ende nuk po u shihet fundi.

    Ministria është arsyetuar se vonesat janë lidhur me problemet me shpronësimin e tokave, gabimet në projektin ekzekutiv dhe mungesa e mjeteve buxhetore.

    Por sipas Zyrës së Auditorit nonesat në përfundimin e projekteve ndikojnë që ministria të mos arrijë objektivat e përcaktuara, vështirësi në qarkullimin e qytetarëve në rrugët e caktuara dhe njëherësh mund të shkaktojnë vështirësi buxhetore për vitet pasuese.

    Projektet milionëshe që nuk po u shihet fundi

    Për projektin “Zgjerimi i Rrugës Nacionale Dollc Gjakovë, pjesa 1, kontratat ishte nënshkruar në mars të vitit 2019, dhe punimet parashiheshin të përfundonin brenda 3 viteve. Vlera e kontratës ishte mbi 5 milionë.

    Por përkundër kësaj, deri në fund të vitit të kaluar janë përfunduar vetëm 33% te punëve.

    “Vlera e punëve të realizuara deri në fund të vitit 2021 ishte 1,690,375€ ose 29% e vlerës së kontraktuar; Projekti “Dollc Gjakovë” pjesa 3, kontrata e nënshkruar me dt. 09.07.2019 në vlerë 5,343,111€, në kohëzgjatje tri vite. Vlera e punëve të realizuara deri në fund të vitit 2021 ishte 1,848,842€ apo 33% e vlerës së kontraktuar”, thuhet në gjetjet e auditorit.

    Në vitin 2018 ishte nënshkruar kontratat 9.5 milionëshe për rrugën Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë. Do të duhej të përfundonte brenda tri vitesh, por deri tash 68% të punimeve kanë përfunduar.

    “Projekti “Ndërtimi i Autoudhës: Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë, Segmenti: Banullë – Bresalc lloti 4 ‘’, kontrata në vlerë 9,567,861€, ishte nënshkruar me datë 13.02.2018, në kohëzgjatje tri vite. Vlera e punëve të realizuara deri në fund të vitit 2021 ishte 6,535,065€ apo 68% e vlerës së kontraktuar”, shkruan në raportin e ZKA.

    Nga vitin 2019 ka nisur puna edhe në rrugën Prishtinë -Mitrovicë. Kjo kontratë peshonte 5.3 milionë por edhe ky projekt nuk u krye brenda tre vitesh. Deri tash kanë përfunduar vetëm 20% të punëve.

    “Projekti ”Ndërtimi i Rrugës Prishtinë-Mitrovice”, kontrata në vlerë 26,732,809€, ishte nënshkruar me datë 20.12.2019 në kohëzgjatje tri vite. Vlera e punëve të realizuara deri në fund të vitit 2021 ishte 5,346,562 apo 20 % e vlerës së kontraktuar”, thuhet në gjetjet.

    Një projekt tjetër 3.8 milionësh kishte nisyur në vitin 2019. Për zgjerimin e hyrjen në qytetin e Prizrenit punimet duhej të kryheshin brenda tri vitesh po kanë përfunduar vetëm 50% të tyre.

    “Projekti “ Zgjerimi i Rrugës Hyrja në Qytetin e Prizrenit” kontrata në vlerë 3,852,100€, ishte nënshkruar me date 10.12.2019, në kohëzgjatje tri vite. Vlera e punëve të realizuara deri në fund të vitit 2021 ishte 1,926,050€ apo 50% e vlerës së kontraktuar”, njofton zyra e auditorit.

    Projekti për bashkimin e qytetit të Ferizajt do të duhej të përfundonte në afatin 2 vjecar por as kjo nuk ndodhi. Kontrata 4.4 milionëshe nuk është përmbushur ende në tërësi.

    “Projekti “Bashkimi i qytetit – Projekti dy vjeçar” në Ferizaj, kontrata në vlerë 4,429,710€, ishte nënshkruar nga komuna me datë 17.09.2018 në kohëzgjatje dy vite. Vlera e punëve të realizuara deri në fund të vitit 2021 ishte 4,313,652€ apo 97.38 % e vlerës së kontraktuar”, thuhetë në gjetjen e ZKA.

    Edhe dy projekte tjera të dyjat rreth 3 milionë, në komunënnë  e Ferizajt nuk kanë përfunduar sic ishin planifikuar.

    “Projekti “ Rikonstruimi i rrugës Varosh – Gerlice”, bashkëfinancim me Komunën e Ferizajt, kontrata në vlerë 2,919,290€, ishte nënshkruar me datë 22.06.2018, në kohëzgjatje tri vite. Vlera e punëve të realizuara deri në fund të vitit 2021 ishte 1,657,074€ apo 57% e vlerës së kontraktuar”.

    “ Projekti “Unaza e jashtme në Ferizaj” bashkëfinancim me Komunën e Ferizajt, kontrata në vlerë 2,865,167€,ishte nënshkruar me datën 15.11.2016, në kohëzgjatje tri vite. Punimet kishin filluar me datën 17.11.2016 dhe kishin përfunduar me datën 01.12.2021”, thuhet më tej në gjetjet e auditorit. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark