7 ushqime perfekte për rritjen e qerpikëve - Insajderi
×
LifeStyle

7 ushqime perfekte për rritjen e qerpikëve

Insajderi
18 July 2020 - 16:17
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mënyra më e lehtë për t’i përmirësuar qerpikët, është të diversifikoni ushqimet tuaja të përditshme. E gjithë ajo çfarë ju duhet të bëni është të hani disa ushqime të shëndetshme dhe të shijshme prej të cilave do të përfitojnë jo vetëm qëpikët tuaj, por gjithë trupin tuaj.

Ne kemi kërkuar në internet për të zbuluar se cilat produkte të shijshme dhe lehtësisht të disponueshme do t’i japin trupit tuaj vitaminat e nevojshme për qerpikët e gjatë dhe të shëndetshëm.

Vezët

Pse funksionojnë: Vezët janë të pasura me proteina.

Çfarë bëjnë ato: Flokët dhe qerpikët janë të përbërë nga keratina. Ushqimet që janë të pasura me proteina ndihmojnë trupin tuaj të marrë sasinë e duhur të aminoacideve për të prodhuar keratinë. Do t’i bëjë qerpikët tuaj më të fortë dhe më të gjatë.

Salmoni

Pse funksionon: Salmoni është një burim i acideve yndyrore Omega-3, vitaminës D dhe vitaminave B.

Çfarë bën: Acidet yndyrore Omega-3 mbrojnë qërpikët tuaj nga thyerja, dhe nga të qenit të brishtë si dhe rënia. Vitamina D dhe vitaminat B rritin qerpikët.

Frutat e thata

Pse funksionojnë: Frutat e thata u japin trupit tuaj acide Omega-3 dhe vitaminë E.

Çfarë bëjnë ata: Acidet yndyrore së bashku me vitaminën E transportojnë gjakun dhe oksigjenin në gjëndrat e flokëve. Ajo nxit rrjedhjen e gjakut dhe forcon gjëndrat e flokëve. Ndihmon për të mbajtur në vend qërpikët tuaj në vend dhe i inkurajon ato të rriten më shpejt.

Frutat dhe perimet

Pse funksionojnë: Frutat dhe perimet përmbajnë vitamina A dhe C.

Çfarë bëjnë: Këto vitamina nxisin rritjen e qerpikëve dhe prodhimin e kolagjenit, transmeton supershendeti. Lëkura e frutave dhe perimeve përmban silicë, një mineral thelbësor që ndihmon qerpikët tuaj të bëhen të gjatë dhe të shëndetshëm.

Kërpudha

Pse funksionojnë: Kërpudhat janë një burim i vlefshëm i vitaminës B3.

Çfarë bëjnë ato: Ata përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe ndihmojnë në prodhimin e keratinës. Vitamina B3 stimulon rritjen e qerpikëve dhe eliminon rënien e tyre. Ndihmon në riprodhimin qelizor dhe parandalon që qerpikët të mos bien.

Fasule

Pse funksionojnë: Fasulet përmbajnë vitaminë H dhe acid folik.

Çfarë bëjnë ato: Vitamina H rrit rrjedhjen e gjakut në gjëndrat e flokëve tuaj, i bën që qëëpikët tuaj të duken më të trashë dhe parandalon që ata dhe të bien. Ndihmon trupin tuaj të thithë aminoacidet dhe yndyrnat që janë thelbësore për qerpikët e shëndetshëm. Acidi folik i parandalon qërpikët tuaj të bëhen të brishtë.

Drithëra të plota

Pse funksionojnë: Drithërat e plota janë të pasura me vitaminë B6 dhe hekur.

Çfarë bëjnë ata: Vitamina B6 stimulon prodhimin e melaninës – pigmenti që i jep qerpikëve tuaj ngjyrën e tyre. Hekuri ruhet në gjëndrat e flokëve dhe parandalon që qerpikët tuaj të dobësohen dhe të mos bien.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark