Të gjithë e vëmë re se trupi reagon në mënyra të ndryshme, në varësi të asaj që hamë. Për shembull, shumë njerëz ndihen më mirë pas ngrënies së sallatës. Në të kundërt, disa ushqime, të tilla si sanduiç dhe hamburgerë, shkaktojnë kapsllëk.
Natyrisht ka shpjegime shkencore, se si dhe në çfarë mase ushqimet e caktuara ndikojnë në aktivitetin tonë të zorrëve.
Këto janë disa:
Frutat
Frutat nuk janë vetëm të shijshme, por edhe të shëndetshme. Megjithatë, nëse konsumohet në tepërt, kjo mund të çojë në probleme gastro-intestinale. Kjo për shkak të fruktozës, sheqerit që zorrët tona po përpiqen të tretin dhe përgjithësisht asimilohet falë baktereve në zorrën tonë. Fermentimi i frutave në trupin tonë prodhon gazra, të cilat shkaktojnë ënjtje dhe diarre. Për këtë, nuk duhet të hani shumë fruta në të njëjtën vakt.
Ëmbëlsirat
Përveç faktit se ëmbëlsirat kanë shumë kalori, si dhe përmbajnë shumë sheqerna dhe yndyra, duhet thënë se nëse hani më tepër ato mund të shkaktojnë një rritje të nivelit të sheqerit në gjak.
Buka
Një panine me djathë dhe sallam nuk është vetëm një ushqim i shijshëm, por edhe një ilaç i mirë për ata që kanë probleme të zorrëve. Kjo gjë nuk vlen për ata persona që janë intolerantë ndaj glutenit. Në rast se jeni në një periudhë vështirësie, gjatë së cilës ju godet koliti dhe diarre, ju thjesht duhet të hani më shumë bukë. Sidoqoftë, ne ju këshillojmë që të mos e teproni, sepse marrja e shumë buke mund të shkaktojë efekt të kundërt, duke çuar në kapsllëk dhe dhimbje barku.
Alkooli
Pas një nate të kaluar duke pirë një ose më shumë gota, shumë veta e gjejnë veten duke luftuar me një dhimbje koke të fortë. Gjithashtu disa ankohen për një përçarje të zorrëve, të cilat shpesh çojnë në diarre. “E gjithë kjo ndodh”, thotë Dr. Kathlynn Caguiat, gastroenterolog, “sepse alkooli rrit lëvizshmërinë e zorrëve, gjë që krijon probleme në fazën e tretjes derisa alkooli të arrijë zorrën e trashë”. Bakteret e pranishme në zorrët tona, bëjnë “përpunimin” e alkoolit të konsumuar, me një prodhim konsekuent të gazrave. Ky proces i ngadalshëm dhe kompleks çon në diarre dhe shkakton fryrje. I vetmi ilaç i arsyeshëm, për këto probleme, është, pirja me moderim.
Perimet
Marrja ditore e domateve, specave dhe shumë perimeve të tjera sigurisht që është një ilaç për shëndetin tonë. Konsumimi i më shumë perimeve, qoftë i gatuar ose i papërpunuar, ndihmon për të integruar numrin e duhur të fibrave. Megjithatë, siç ndodh në rastin e frutave, ato nuk duhet të tejkalohen sepse çojnë në probleme gastrointestinale.
Mishi i kuq
Nëse ndjeheni veçanërisht i fryrë, pasi keni ngrënë, ndoshta në ushqimin tuaj ka pasur mish të kuq. Mishi i kuq ka një tjetër përmbajtje hekuri, e cila përpunohet me vështirësi nga zorrët, duke shkaktuar një tretje të ngadaltë dhe të vështirë. Situata përkeqësohet kur e shoqërojmë atë me bukë, buka e bardhë me mish të kuq shkakton kapsllëk dhe ënjtje.
Djathi
Djathi mund të jetë ushqimi më i shijshëm, në format dhe variacionet e panumërta, por edhe më i rrezikshmi! Për shembull, nëse kuptoni se pas marrjes së djathit përjetoni probleme të tilla si diarre, kapsllëk dhe fryrje, duhet të merrni në konsideratë intolerancën ndaj laktozës. Laktoza, sheqeri në bazë të qumështit dhe produkteve të tij, përpunohet me vështirësi nga trupi ynë dhe për këtë arsye mund të shkaktojë simptoma të pakëndshme si gazra, dhimbje dhe diarre.
Gjithmonë duhet të kini parasysh se secili prej nesh reagon ndryshe në ushqime të ndryshme. Në këto raste, është shumë e rëndësishme të dëgjoni trupin tuaj, ritmet dhe reagimet tuaja. Nëse simptomat vazhdojnë, ju këshillojmë që të konsultoheni me një mjek specialist.