Insajderi
Insporti

7-vjeçarja Adea Azemi bëhet kampione e botës në sportet marciale në kategorinë MAA

Insajderi
16 October 2026 - 16:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
7-vjeçarja Adea Azemi bëhet kampione e botës në sportet marciale në kategorinë MAA
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një sukses i jashtëzakonshëm është shënuar në sportet marciale nga 7-vjeçarja Adea Azemi, e cila është shpallur kampione botërore në kategorinë MAA, në kampionatin e zhvilluar në Francë.

Lajmin e ka bërë të ditur gjyshi i saj, Avni Bilalli, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka shprehur krenarinë për arritjen e madhe të mbesës së tij në arenën ndërkombëtare.

Suksesi në Francë vjen pas një tjetër arritjeje të rëndësishme të 7-vjeçares. Më herët, Adea kishte fituar titullin e kampiones evropiane në sportet marciale, në kategorinë deri në 30 kilogramë.

Ajo e kishte arritur këtë sukses në Kampionatin Evropian të mbajtur në qytetin historik ku kishte lindur nobelisti Gunther Grass.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark