×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    70-vjeçari shkon për të bërë qejf në shtëpi publike, por e gjen vdekjen

    Insajderi
    20 December 2022 - 14:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shkon të bëjë pak qejf me profesionin e vjetër sa vetë njeriu, por nuk reziston dot, vdes.

    Një burrë 70-vjeç është gjetur i vdekur në një bordello të Sidneit, Australi.

    Trupi i burrit të moshuar u gjet në vendin për të rritur në Hornsby, të dielën në mbrëmje.

    Shërbimet e urgjencës u thirrën në ambientet në orën 17:30 pas raportimeve të marra për shqetësim për mirëqenien e burrit në fjalë.

    Në kohën kur mbërritën mjekët, burri u gjet tashmë i vdekur.

    Policia po heton rrethanat e vdekjes së burrit dhe ka krijuar skenën e krimit në bordello. Kufoma do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

    “Një hetim për rrethanat e incidentit është duke u zhvilluar”, tha policia e NSW në një deklaratë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark