Një grua 72-vjeçare është gjetur pa shenja jete të martën në shtëpinë e saj në fshatin Zym të Prizrenit.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Sipas tij, rasti është raportuar në Polici rreth orës 12:38, pasi Qendra Emergjente ka njoftuar për një person të gjinisë femërore të gjetur pa shenja jete.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, hetuesi kujdestar dhe njësia e kriminalistikës, ndërsa rastin e kanë trajtuar edhe hetuesit rajonalë.
Për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Hetim i vdekjes”.
Nga hetimet fillestare, dyshohet se 72-vjeçarja ka humbur jetën në një rast aksidental, pasi dyshohet se ka rënë nga ballkoni i shtëpisë.
Hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit janë në vazhdim.