Insajderi
Lajme

Marko Gjuriq: Fabrikat në veri janë të Serbisë

Insajderi
02 March 2016 - 08:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i cili njëkohësisht udhëheq me ekipin negociator të Beogradit në dialog me Prishtinën, ka siguruar punëtorët e fabrikës për prodhimin e pjesëve rezervë për makinerinë e rëndë “Lola Fot” në Leshak të Leposaviqit, se fabrika dhe punëtorët, si dhe ndërmarrjet e tjera në veri, janë pronë e Republikës së Serbisë dhe se Serbia do të investojë për shtimin e kapaciteteve të ndërmarrjeve prodhuese.

Duke folur për të arriturat e fabrikës, Gjuriq tha se sukseset e fabrikës janë edhe më të mëdha, “duke pasur për bazë pengesat burokratike, të cilat i kanë aplikuar institucionet e përkohshme të Prishtinës mbi këtë ndërmarrje dhe ndërmarrjet e tjera në veri”.

 

“Është e domosdoshme që udhëheqësit dhe punëtorët të gjenden për transferin e lëndës së parë dhe të plasimit të prodhimeve në treg. Kjo fabrikë është në pronësi të Republikës së Serbisë dhe e punëtorëve që këtu prodhojnë, ndërsa kur bëhet fjalë për të ardhmen e kësaj fabrike mund të flasim për zgjidhjet mbi këtë bazë. Pra, ajo që nuk i takon Prishtinës, ajo me atë as nuk mund të disponojë”, ka thënë Gjuriq.

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark