74 për qind e nxënësve e kanë kaluar testin e maturës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    74 për qind e nxënësve e kanë kaluar testin e maturës

    Insajderi
    30 June 2016 - 13:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Testin Shtetëror të Maturës e kanë kaluar 74,1 për qind e maturantëve në nivel vendi prej të cilëve mbi 90 për qind në gjimnaze dhe 55 për qind në shkolla profesionale.

    Kështu njoftoi të enjten Komisioni Shtetëror i Maturës, ndërsa u njoftua se në bazë të analizës së rezultateve të maturës, MASHT ka konstatuar se sivjet krahasuar me vitin e kaluar të këtij afati të provimit, është arritur rezultat me sukses të lartë.

    Azem Guri, kryetar i këtij komisioni, ka thënë se testi do të përsëritet në gjashtë qendra të testimit dhe se testi u është anuluar 62 nxënësve.

    Edhe kësaj radhe ka pasur shpërndarje të testit nëpër rrjete sociale, megjithëse Ministria e Arsimit kishte thënë se ka marrë të gjitha masat që një gjë e tillë të mos ndodhë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark