Në pesë ditët e fundit Prishtina ka qenë afër helmimit nga ndotja e ajrit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Në pesë ditët e fundit Prishtina ka qenë afër helmimit nga ndotja e ajrit

    Insajderi
    07 December 2016 - 19:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Matjet e cilësisë së ajrit në kryeqytet, në pesë ditët e fundit kanë shpërfaqur të dhëna alarmuese.

    Sipas matjeve të bëra nga Ambasada Amerikane në Kosovë, në pesë ditët e fundit shkalla e ndotjes së ajrit ka shkuar në 300.

    Sipas matjeve zyrtare shkallët janë të përcaktuara në këtë formë:

    unhelthi

    0 deri në 50 – cilësia e ajrit e mirë

    51 deri në 100 – cilësia e ajrit e kontrollueshme

    101 deri në 150 – cilësia e ajrit e pashëndetshme për grupe të ndjeshme njerëzish

    151 deri në 200 – cilësia e ajrit e pashëndetshme për të gjithë

    201 deri në 300 – cilësia e ajrit shumë e pashëndetshme

    301 – deri në 500 – cilësia e ajrit e rrezikshme për helmim

    Sipas të dhënave të publikuara edhe nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit, në dy ditët e fundit, përkatësisht të hënën e 6 dhjetorit ka mbërritur në shifrën 230 dhe është cilësuar si ndotje 100 për qind më e lartë sesa normalja.

    Por sipas matjeve të bëra nga Ambasada Amerikane, gjatë pesë ditëve të fundit ndotja e ajrit ka mbërritur edhe numrin 300.

    hyrjee

    Në këtë mënyrë, ajri në Prishtinë është vetëm një numër nga kategoria “e rrezikshme”.

    Sipas përshkrimeve zyrtare qytetet që kanë ajrin kaq të ndotur, rrezikojnë që qytetarët që jetojnë aty të kenë kancer dhe ndikime të tjera të rënda në shëndet.

    Kjo sipas këtyre të dhënave shkaktohet nga objektet industriale që emetojnë helme të ajrit.

    Prishtina gjendet shumë afër dy hidrocentraleve të cilat emetojnë helme mbi sasinë e lejuar dhe Termokosi që gjithashtu emeton më shumë sesa që është e lejuar./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark