Kroacia, ndër mbështetëset kryesore të Kosovës në rrugën drejt BE-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kroacia, ndër mbështetëset kryesore të Kosovës në rrugën drejt BE-së

    Insajderi
    13 December 2016 - 14:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me homologun e tij kroat, Davor Ivo Stier, me të cilin kanë folur për marrëdhëniet e shkëlqyera mes Kosovës dhe Kroacisë.

    Ministri Hoxhaj e ka falënderuar homologun e tij, Davor Ivo Stier për mbështetjen e vazhdueshme që Kroacia i ka dhënë Kosovës jo vetëm në shtetndërtimin e brendshëm por edhe në atë të jashtëm.

    Kroacia, sipas Hoxhajt, mbetet një nga mbështetësit kryesor të Kosovës në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

    Edhe ministri i jashtëm kroat ka vlerësuar raportin e shkëlqyer ndër-shtetëror me Kosovën dhe ka thënë se ky raport do të thellohet në vazhdimësi.

    Në anën tjetër, Kroacia është rikthyer në top-temën në rajon në 24-orëshin e fundit pasi mësohet se ka bllokuar kapitullin e 26 për hapje të negociatave për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

    Mediat serbe kanë raportuar që me të marrë vesh për bllokimin e Kroacisë, kryeministri serb Vucic ka anuluar pjesëmarrjen në takimin që ka pasur me BE-në në shenjë proteste.

    Ndërkohë, ministri i Jashtëm serb ka thënë se është krijuar frymë anti-serbe në Bashkimin Evropian, dhe se ky union po i jep të drejtë vendimi Kroacisë duke u treguar i padrejtë ndaj Serbisë./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark