×
  • Lajme
  • Lajme

    8 Marsi në Kosovë – një marshim dhe shumë tubime

    Insajderi
    08 March 2016 - 00:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Si rrallëherë për Ditën e Gruas në Kosovë këtë vit do të ketë edhe një marshim protestues për të drejtat  e gruas dhe femrës në përgjithësi. Por si gjithmonë për shënimin e kësaj dite do të ketë shumë tubime.

    Një nga tubimet, është inaugurimi i një punëtorie të ëmbëlsirave  në Gjakovë, me emrin “Duart e arta”, projekt ky i organizatës “Thirrjet e Nënave”, duke i dhënë mundësi kështu grave që të vazhdojnë ta bëjnë atë që shoqëria i stigmatizon: qëndrimi në kuzhinë.

    Por kundër stigmatizimit të gruas dhe pabarazisë së tyre në shoqërinë patriarkale, do të mbahen edhe aktivitete sikurse marshimi protestues i organizuar nga Rrjeti i Grave të Kosovës, që do të mbahet në mesditën e 8 Marsit.

    Lufta për barazi mes femrave dhe meshkujve ka rritur atë që njihet si lëvizjet feministe në vend, të cilat kanë organizuar edhe ngjarje sikurse performanca e orës 08:00 që mbahet para Qeverisë së Kosovës kundër dhunës në baza gjinore me moton “Mjaft më me arsyetime”, apo intervenimi në hapësirën publiken “Gjinorizimi i qytetit” që mbahet në orën 14:00.

    Por në kërkim të barazisë mes dy gjinisë, feminizmi ka shkuar edhe në ndasi të qëllimshme sikurse ngjarja që do të mbahet në Qendrën Informative Kulturore me “leximin dhe diskutimin e librave feminist” apo me tubimin e më vonshëm mbi teorinë, artin, aktinizmin në Fakultetin Filozofik.

    Në të dyja panelet, të gjithë janë femra apo gra. Sipas kësaj teorie, vetëm femrat dijnë për feminizmin.

    Femrën apo feminizmin me rastin e kësaj dite e kanë shfrytëzuar si temë për të bërë tubime ose organizimi, natyrisht edhe politikanët.

    Forumi i gruas së LDK-së, ka vendosur që të organizojë akademi solemne për përvjetorin e tyre të 26-të, teksa Lëvizja Vetëvendosje do të tubohet në hotel Grand, për  të reaguar ndaj “moszbatimin e qëllimshëm nga Qeveria e Kosovës të ligjit për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës”.

    Edhe Kadri Veseli nga Kuvendi i Kosovës ka organizuar një tubim për 8 Marsin. Në sallën alternative që së fundmi u bë e njohur për shkak të rezistencës dhe përleshjeve fizike mes deputetëve, sidomos atyre femra, do të shfaqet filmi dokumentar “Mendoj për ty” që i dedikohej femrave të dhunuara gjatë luftës.

    Ky projekt pati ngjallur reagime të ashpra për shkak se i referohej fustanit si  veshjes së vetme të grave të dhunuara duke ngjallur debatin mbi seksizmin.

    Para se të flas në këtë tubim, Veseli me bashkëshorten e tij kanë paralajmëruar bërjen e homazheve tek memoriali “Heroinat”, i cili ka qenë pjesë e kësaj kampanje për viktimat e dhunës seksuale.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark