Insajderi
Lajme

8-vjeçarja dërgohet pa shenja jete në QKMF, Policia jep detaje

Insajderi
15 December 2025 - 11:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
8-vjeçarja dërgohet pa shenja jete në QKMF, Policia jep detaje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë, ku një fëmijë i gjinisë femërore, rreth 8 vjeçare, është dërguar në repartin e Urgjencës pa shenja jete.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Sipas tij, rreth orës 21:50 të datës 14.12.2025, nga QKMF-Suharekë është raportuar se fëmija, nga fshati Greiçevcë i Suharekës, është sjellë në Urgjencë pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë patrullat policore dhe hetuesit policorë, të cilët janë informuar nga mjeku kujdestar se fëmija nuk ka pasur shenja jete në momentin e pranimit në repartin e Urgjencës.

Bytyqi bëri të ditur se për rastin është njoftuar Prokurori për Krime të Rënda dhe rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes”.

Me urdhër të Prokurorit kompetent, trupi i pajetë i fëmijës është dërguar për obduksion për të sqaruar shkaqet e vdekjes.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark