Një 81-vjeçar është gjetur i vdekur sot në banesën e tij në Mitrovicë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Zahiti bëri të ditur se me leje të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e vdekjes.
“Sot rreth 13:20 policia në Mitrovicë, ka pranuar informatën se në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në banesën e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull 81 vjeçar. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet si dhe zbardhjen e rrethanave të rastit”, ka thënë Zahiti.