Insajderi
Insporti

Festë tek Milani, arrijnë marrëveshje me një nga mbrojtësit e Man City

Insajderi
22 January 2025 - 16:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Festë tek Milani, arrijnë marrëveshje me një nga mbrojtësit e Man City
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Skuadra e Milanit ka bërë një goditje të fortë gjatë merkatos së dimrit, duke nënshkruar me mbrojtësin, Kyle Walker.

Walker pritet të transferohet te gjiganti nga Serie A.

Mbrojtësi i Manchester Cityt tashmë është pajtuar me pagën e ofruar nga skuadra “kuqezi” që do jetë shumë më e vogël sesa te klubi nga Premier League.

Walker ditë më parë i kërkoi Pep Guardiolas që të largohet nga skuadra dhe trajneri spanjoll i dha lejën e menjëhershme.

Ish-lojtari i Tottenhamit ishte transferuar te City gjatë vitit 2017 për 52 milionë euro.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark