×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Londra ua hap dyert “ROITIV” i cili ofron shërbime të marketingut digjital, uebit dhe dizajnit

    Insajderi
    25 November 2019 - 11:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    A keni menduar ndonjëherë që të keni një diplomë nga një trajnim marketingu i cili ju mundëson të ofroni të gjitha njohurit e fituara në marketingun digjital, ueb dhe dizajn në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, Londër?

    Nëse keni menduar që një gjë e tillë është e pamundur, nga tani ju themi që e keni gabim, sepse ROITIV, ua mundëson këtë gjë.

    Është shumë e thjeshtë dhe e palodhshme.

    Mjafton ta keni dëshirën, entuziazmin, ambicien sepse ROITIV tashmë mund ta gjeni edhe në Londër të Britanisë së Madhe me po të njëjtat shërbime.

    Me një kuadër profesionistësh dhe shumë ambicioz prej më shumë se 16 punëtoresh, pas tre muaj trajnime në Kosovë nga Roi Academy ju jo vetëm që do të zotoni njohuri nga më të ndryshmet në lidhje më marketingun, por në të njëjtën kohë ROITIV ua mundëson që të punoni me një muaj pagesë duke ofruar shërbime të marketingut digjital, uebit dhe dizajnit në Londër.

    Nuk mbaron me kaq sepse…!

    ROITIV nga ky muaj zyrtarisht ka filluar bashkëpunimin me një nga universitetet më të mëdha dhe më të njohura në botë për teknologji informative, Epitech, e cila ndodhët në Tiranë.

    Sipas kësaj marrëveshje parashihet bashkëpunim për formimin profesional të punëtorëve të ROITIV Group në Epitech Balkans dhe rekrutimin e studentëve në Roitiv.

    ROITIV nuk po ndalet, befasitë e tjera do shpalosen së shpejti, kurse ju mos humbisni të bëheni pjesë e një trajnimi profesional i cili ju bënë zot të vetvetes.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark