Ministria e Mjedisit ka ndarë të enjten 84 mijë euro për rregullimin e shtretërve të lumenjve në Komunën e Rahovecit.
Ministri i Mjedisit, Ferid Agani, tha se nënshkrimi i memorandumeve të sotme me kryetarin e Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, janë në vazhdën e memorandumeve të bashkëpunimit me kryetarë të komunave që për synim kanë rregullimin e shtretërve të lumenjve dhe në këtë mënyrë po synohet edhe parandalimi i vërshimeve.
Ndërsa kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi, , falënderoi ministrin Agani për bashkëpunimin e sinqertë, duke potencuar se një ndihmë e tillë do ta zbusë sadopak gjendjen e rëndë të këtyre lumenjve./Insajderi.com