Atë që Haradinaj e quan konspiracion për Pal Lekajn është realitet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Atë që Haradinaj e quan konspiracion për Pal Lekajn është realitet

    Insajderi
    12 January 2017 - 23:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për shefin e grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, arrestimi i liderit të partisë së tij, Ramush Haradinaj në Francë është bërë në kohën kur është ftuar në inaugurimin e Donald Trumpit si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    “Ramush Haradinaj u arrestua në kohën kur pranoi ftesë nga presidenti i zgjedhur i ShBA-së”, ka thënë Lekaj në emisionin “Politikë” në Tribuna Channel.

    Por për vet liderin e AAK-së, një pretendim i tillë është konspiracion.

    I pyetur nëse ndalimi i tij lidhet me ftesën e presidentit amerikan Donald Trump, Haradinaj ka dhënë një koment interesant.

    “Nuk muj me hy ne krejt këto konspiracione. Për mu ka qenë nderë i madh ftesa për inaugurimin e presidentit Trump, presidentin e Amerikës, 45tin e zgjedhur dhe shpresoj që në të ardhmen e afërt të kem mundësinë me shku në Amerikë”, ka thënë Haradinaj.

    Në një intervistë për Interaktiv, Haradinaj nuk ka pranuar të komentojë deklaratat e presidentit Hashim Thaçi, se në inaugurimin e presidentit Trump nuk është ftuar askush zyrtarisht nga Kosova dhe se të ftuarit e proklamuar i kanë blerë ftesat./Insajderi.com

    Lexoni në Insajderi edhe #DosjaGrande

    [arve url=”https://www.youtube.com/watch?v=jMGxdadMk-s&list=PLIKGlbXyvgfjg89cYApXRQ78Ul9rI_sNM”/]


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark