Insajderi
Sport

Salah konfimon largimin nga Liverpooli

Insajderi
03 January 2025 - 23:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Para se t’i përfundojë kontrata me Liverpoolin, ylli i futbollit, Mohamed Salah, ka edhe një dëshirë për ta realizuar.

Salahu të premten në një intervistë për “Sky Sports”, deklaroi se ky edicion do të jetë i fundit i tij te Liverpooli.

Egjiptiani ka thënë se dëshiron që ta fitojë Premier Leaguen në vitin e fundit të kontratës te gjiganti anglez.

“Është viti im i fundit te Liverpooli, kështu që ju dëshironi të bëni diçka të veçantë për qytetin. Në intervistat e mia gjatë shtatë apo tetë vjetëve të fundit, unë gjithmonë them se dua të fitoj Ligën e Kampionëve. Por kjo është hera e parë që po them se me të vërtetë dua të fitoj Premier Leaguen me Liverpoolin”, ka thënë Salah.

Salahu është në rrugë të mirë për ta fituar titullin e kampionit këtë edicion.

Liverpooli pas 18 ndeshjeve të luajtura është lider me 45 pikë.

32-vjeçari Salah është prej legjendave të Liverpoolit.

Me gjigantin anglez ka luajtur në 375 ndeshje. Ka kontribuuar me 231 gola dhe 105 asistime.

Te Liverpooli u transferua në vitin 2017 nga Roma për 42 milionë euro. Ndonëse ka deklaruar se është në vitin e fundit, gjasat janë të mëdha që Salah të mbetet në skuadër.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark