87 pacientë ikin nga spitali psikiatrik në Keni - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    87 pacientë ikin nga spitali psikiatrik në Keni

    Insajderi
    05 December 2016 - 16:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyrtarët e Kenisë njoftojnë se të paktën 87 pacientë me sëmundje mendore kanë ikur nga spitali i vetëm psikiatrik i vendit, pasi që u lanë të pambikëqyrur kur punëtorët mjekësorë filluan grevën gjithëkombëtare në spitalet publike.

    Ndërkohë, policia ka përdorur gaz lotsjellës në Najrobi, për t’i shpërndarë dhjetëra doktorë që po protestonin.

    Doktorët kanë hyrë në grevë dhe po protestojnë për shkak se nuk kanë marrë asnjë rritje page në tri vitet e fundit, përkundër premtimeve, shkruan Express.

    Punëtorët mjekësorë në Keni janë duke kërkuar rritje pagash dhe kushte më të mira pune. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark