Insajderi
Lajme

Vrasje në tentativë në një lokal të Malishevës

Insajderi
11 January 2025 - 09:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vrasje në tentativë në një lokal të Malishevës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka mbetur i plagosur një person nga arma e zjarrit në një lokal në Malishevë, i cili më pas është dërguar për QKUK për tretman mjekësor.

I dyshuar është arrestuar i cili ka dorëzuar një armë me gaz me shtatë fishekë.

“Malishevë 10.01.2025 – 03:25. Është raportuar se në një lokal, ka ndodhë një rast plagosje me armë zjarri. Viktima mashkull kosovar ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.  Sipas mjekëve viktima është jashtë rrezikut për jetë. Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili ka dorëzuar një armë me gaz me shtatë (7) fishekë kal.9mm dhe një gëzhojë fisheku me gaz e cila armë dyshohet se është përdorur në rast. Lidhur me rastin është bastisur shtëpia e tij, por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarit, i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. Rasti është duke u hetuar”, tha policia në raport.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark