Sot rreth orës 13:00, shtetasi M.S, 57 vjeç, ka hyrë në ambientet të Zyrës së Pritjes së Qytetarëve në Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, dhe pa komunikuar me personelin e shërbimit, ka tentuar të djegë veten me benzinë.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të Shefit të Sektorit të SHÇBA, dhe personelit të zyrës së shërbimit të qytetarëve u bë e mundur fikja në kohë e flakëve duke shpëtuar kështu jetën e këtij shtetasi, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Lidhur me këtë ngjarje ju sqarojmë se bashkëshortja e shtetasit të lartpërmendur, më datën 20.09.2016 ka kallëzuar pranë DVP Fier se në vitin 2014 i është larguar vajza nga banesa dhe dyshon se mund të shfrytëzohet për prostitucion jashtë shtetit, njofton Gazeta-Shqip.
Për këtë kallëzim janë kryer të gjitha veprimet procedurale si nga ana e policisë ashtu edhe nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier. Për ngjarjen e ndodhur sot, janë duke u kryer të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.