Insajderi
Sport

Ylli i Chelsea-t “probleme” edhe jashtë fushës, e dashura e tradhton me mesfushorin e Juventusit

Insajderi
07 January 2025 - 17:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ylli i Chelsea-t “probleme” edhe jashtë fushës, e dashura e tradhton me mesfushorin e Juventusit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ylli i Chelsea-t, Mykhailo Mudryk po kalon periudhën më të errët të jetës së tij.

Pasi u dënua për përdorim dopingu dhe do të qëndrojë jashtë fushave për një kohë të pacaktuar, ai duket se është tradhtuar dhe nga e dashura e tij, modelja ruse Violetta Bert.

Mudryk ishte lidhur me Bert muajt e fundit, por nuk e kishte bërë publike lidhjen e tyre.

Gjithsesi, The Sun raporton se modelja ruse është arratisur me mesfushorin e Juventusit, Weston McKennie, të cilët janë nisur për në Francë për të shkuar në vendpushimin e famshëm botëror të skive Courchevel.

Dyshja filluan të ndiqnin njëri-tjetrin në rrjetet sociale në tetor dhe që atëherë kanë pëlqyer postimet e njëri-tjetrit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark