×
  • Lajme
  • Lajme

    Mosmarrëveshje në Universitetin e Gjakovës – ndërhynë policia

    Insajderi
    07 March 2016 - 22:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mosmarrëveshjet mes ish-drejtuesve dhe drejtuesve të tanishëm në Parlamentin Studentor në Universitetin Publik “Fehmi Agani” në Gjakovë, ka bërë që në mbledhjen e këtij organi të ndërhyjë edhe Policia e Kosovës.

    Edhe pse pa përleshje fizike, studentët në Parlamentin e studentëve në këtë universitet kanë pasur debate të ashpra deri në përjashtime nga salla, si pasojë e mospajtimeve mes ish-kryetares së këtij parlamenti, Miranda Lushaj, e shkarkuar për “ndikim nga politika dhe mospërfillje të statutit” dhe pasardhësit të saj,  Ilir Zeneli.

    Fillimisht kishin ndërhyrë rojat e sigurimit por nuk ka mjaftuar që të ndalë grindjet dhe mospajtimet që kanë mundur të eskalojnë edhe në rrahje fizike, raporton Insajderi.

    POPOPO p

    Pasi ishte zgjedhur përfaqësuesi i studentëve gjakovar në UNSK-së, ishte ftuar policia e cila citohet të ketë kërkuar sqarim për situatën  e krijuar por aty nuk ishte askush t’i jap përgjigje.

    Këtë e pohon edhe vet kryetari i tanishëm i studentëve.

    “Më pas Policia e Kosovës, kërkoi takim me Rektorin për të sqaruar se si qëndron puna e PS, e që ky i fundit ishte në një udhëtim jashtë vendit. Në punën e Parlamentit Studentor nuk mund të ndërhyjë as Rektori, Dekanët e as Policia e Kosovës, përveç se nëse ka përleshje fizike”, thuhet në komunikatën e Parlamentit Studentor, raporton Insajderi.

    Në këtë mbledhje sipas komunikatës, thuhet se do të zgjidhej përfaqësuesi i Parlamentit Studentor nga “Fehmi Agani” në Unionin Nacional të Studentëve të Republikës së Kosovës.

    Aty ishte ftuar edhe kryetarja e shkarkuar që sipas komunikatës së nënshkruar nga kryetari i tanishëm, ka filluar ti largonte nga zyra e PS, disa deputetë që sipas saj nuk janë deputet të Parlamentit Studentor.

    “Aty pati edhe studentë të cilët erdhën dhe i kërcënonin deputetët e Parlamentit Studentor, duke u shprehur me fjalë fyese e gjëra tjera, mirëpo nuk u ushtrua dhunë fizike nga asnjë palë”, thuhet në komunikatë.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark