×
  • Lajme
  • Lajme

    Përmirësime të pavërejtshme në punësimin e grave

    Insajderi
    08 March 2016 - 08:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në raportin më të ri të saj, Organizata Ndërkombëtare e Punës thotë se diferenca në normën e punësimit midis burrave dhe grave është zvogëluar për 0.6 për qind qysh në vitin 1995.

    Në vendet ku gratë kanë qasje më të lehtë në punë, cilësia e punës së tyre “mbetet çështje shqetësuese”, thuhet në raport.

    Gjetjet janë publikuar sot, kur edhe shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas.

    Raporti ka mbledhur të dhëna nga 178 vende dhe ka gjetur se shkalla e pjesëmarrjes së grave në punë ka qenë 25.5 për qind më e ulët se e burrave, në vitin 2015.

    Po sipas raportit, gratë vazhdojnë të punojnë më shumë orë në ditë sesa burrat.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark