Insajderi
Zgjedhjet 2026

89-shi i PDK’së takon Halil Kastratin: Diskutuam për projektet e ardhshme humanitare

Insajderi
29 January 2025 - 14:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
89-shi i PDK’së takon Halil Kastratin: Diskutuam për projektet e ardhshme humanitare
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me numër 89, Fetah Paçarizi është takuar me humanistin e njohur Halil Kastrati.

Në shoqërinë e Kastratit, Fetah Paçarizi ka vizituar shtëpinë e të Moshuarve.

Paçarizi ka thënë se Kastrati ka dhënë një kontribut  të jashtëzakonshëm në ndihmë të familjeve në nevojë, në të gjithë Kosovën.

Postimi i plotë:

Kisha kënaqësinë ta zhvilloj një takim miqësor me humanistin e njohur Halil Kastrati dhe stafin e tij në Shtëpinë e të Moshuarve, themeluesin e shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, i cili ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në ndihmë të familjeve në nevojë, në gjithë Kosovën dhe jashtë saj.

Me këtë rast diskutuam për projektet e ardhshme humanitare dhe mundësitë e bashkëpunimit për t’i ndihmuar ata që kanë nevojë më së shumti.

Mirënjohje për punën dhe përkushtimin e madh të Kastratit!


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark