×
  • Lajme
  • Lajme

    Aktivistet anonime: Jo Sheshi Skënderbeu por Sheshi i Rezistencës së Grave

    Insajderi
    08 March 2016 - 21:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Disa aktiviste me fytyra të mbuluara kanë ndërmarrë sot një aksion në qendër të Prishtinës duke i zëvendësuar emrat e rrugëve dhe shesheve të cilat mbajnë emrat e personaliteteve meshkuj.

    anonim2

    Nëpërmjet këtij aksioni të titulluar “Gjinorizimi i qytetit” ato kanë vendosur përmbi sheshin Gjergj Kastrioti Skënderbeu emërtimin Sheshi i Rezistencës së Grave.

    anonim4

    Ato kanë ndërruar edhe emërtimet e disa rrugëve të emëruar në nderim te meshkujve me disa personalitet femra sikurse  Hava Shala e Vezire Deva.

    anonim5

    Në vend të rrugës Qamil Hoxha është vendosur Ajshe Nuhiu, ndërsa në vend të emrit Rexhep Luci është vendosur Melihate Ajeti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark