×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes fëmija 3 vjeçar në lumin Klina

    Insajderi
    09 March 2016 - 00:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas disa orë kërkimi është gjetur trupi i pajetë i tre vjeçarit nga Skenderaj, i cili në orët e pasdites së sotme, aksidentalisht ka rënë në lumin Klina.

    Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zyrtarë i klubit të zhytjes Trepça, të cilët kanë gjetur trupin e pajetë të tre vjeçarit, në fshatin Llaushë të Skenderajt.

    “Trupi është bartuar nga uji, disa kilometra larg nga vendi ku ka rënë”, tha ky zyrtar.

    Ndërkaq këtë lajm për Klan Kosovën po ashtu e ka konfirmuar zëdhënësi i Komunës së Skenderajt, Hajriz Koci.

    “Konfirmoj trupi i vogëlushit është gjetur. Unë shpreh ngushëllimet e mija për familjen në këtë rast tragjik,pasi që familja ka pësuar një humbje të madhe”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark