Insajderi
Biznes

Mbahet konferenca për shqetësimet e bizneseve vendore nga pandemia COVID-19

Insajderi
28 July 2020 - 07:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mbahet konferenca për shqetësimet e bizneseve vendore nga pandemia COVID-19
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pandemia COVID-19 ka shtuar problemet në sektorin privat të Kosovës, deri sa këtu po kontribuon edhe mungesa e ekzekutimit të Pakos Emergjente Fiskale në një fazë ku njohësit e ekonomisë thonë se duhet të kishim një pako të dytë.

Derisa disa nga vendet e rajonit kanë filluar me zbatimin e pakos së tretë, e cila i ndihmon qytetarët dhe bizneset, Kosova ende nuk ka zbatuar në tërësi Pakon Emergjente, në vlerë prej rreth 180 milionë eurosh.

Për të shprehur këto shqetësime, Oda e Afarizmit të Kosovës sot do të mbajnë konferencë për media.

OAK në njoftimin për media thotë se në konferencën e saj që nisë prej orës 10:00 do të diskutohet për problemet e sektorit privat si pasojë e pandemisë.

Kujtojmë se, me propozimin e Ministrisë së Financave dhe Transferëve ishte miratuar Pakoja Emergjente Fiskale në vlerë prej 179.65 milionë euro, për t’i ndihmuar bizneset dhe individët që ta tejkalojnë krizën ekonomike të shkaktuar nga pandemia COVID-19./Insajderi.org


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark