×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Boeing ndalon prodhimin e aeroplanit 747

    Insajderi
    30 July 2020 - 11:27

    Boeing tha se planifikon të ngadalësojë edhe prodhimin e llojeve të tjera.

    Paralajmërimi vjen pasi kompania zbuloi se ka humbur 2.4 miliardë dollarë, si pasojë e rënies së kërkesave për udhëtim ajror, që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit.

    “Realiteti është se ndikimi i pandemisë në sektorin e aviacionit vazhdon të jetë i rëndë”, tha shefi i Boeing-ut, Dave Calhoun.

    Kompanitë ajrore në të gjithë botën kanë zvogëluar flotat e tyre ose kanë shtyrë apo anuluar porositë për avionë, për shkak të humbjeve që u ka shkaktuar pandemia.

    Këtë muaj, British Airways ka njoftuar se ka hequr nga përdorimi të gjithë avionët 747, apo 10 për qind të flotës, duke përmendur si arsye rënien e numrit të pasagjerëve.

    Boeing po ashtu tha se ngadalësimi i prodhimit mund të nënkuptojë më shumë shkurtime të vendeve të punës nga 16,000 sa ka planifikuar tashmë.

    “Po bëjmë veprime të duhura për të siguruar një pozicion më të mirë në të ardhmen”, tha Calhoun.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark