Insajderi
Biznes

Jeni mërzitur nga pandemia? Virtuality është “ilaçi”

Insajderi
02 August 2020 - 18:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Jeni mërzitur nga pandemia? Virtuality është “ilaçi”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Për herë të parë në Kosovë, Virtuality, lojëra të avancuara të teknologjisë së lartë..

Përmes teknologjisë më të avancuar dhe profesionale, bota virtuale që do t’ju rrethoj nuk është as Kinema 7D, as 9D, por tërësisht diçka tjetër, shumë më origjinal… Simulimi i krijuar nga ambienti në dukje reale ku i vetmi limit është imagjinata.

Në Kosovë tashmë kanë arritur lojërat 360 shkallë në “Virtuality”. Realiteti virtual (VR) është emri i krijuar për çdo sistem që synon të lejojë një përdorues të ndihen sikur po përjetojnë një përvojë të veçantë nëpërmjet përdorimit të mjeteve të ndryshimit të perceptimit të veçantë. Me fjalë të tjera, VR është një iluzion i realitetit, ai që ekziston brenda një bote virtuale dhe të bazuar në softuer.

Kësaj radhe, të gjithë të pasionuarit pas lojërave, me syzet “Virtual Reality” që vendoset në kokë, kanë mundësinë ta hapin portën drejt botës virtuale.

Në shërbim janë edhe “Kontrollerët VR”, pajisje që do të jenë në duart tuaja në botën virtuale dhe përmes tyre mund të rrisni adrenalinën në lojërat e Virtuality.

Hyr në botën virtuale dhe shijoje lojën në maksimum si të ishe në botën e vërtetë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark