Insajderi
Biznes

Turizmi në Spanjë në kolaps, 97,7 % më pak të huaj si pasojë e COVID-19

Insajderi
04 August 2020 - 11:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Turizmi në Spanjë në kolaps, 97,7 % më pak të huaj si pasojë e COVID-19
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Kombëtar i Statistikave, CNN raporton se në qershor vetëm 204 926 turistë të huaj kanë mbërritur në vend, 97,7% më pak se i njëjti muaj i një viti më parë.

Në të njëjtën kohë, shpenzimet e tyre të përgjithshme kanë rënë 98,6%.

Në raport me qershorin 2019,  shpenzimet turistike janë ulur me 40,8% në 651 euro, ndërkohë që kohëzgjatja e qëndrimeve në vend është shkurtuar në një ditë nga 5 deri në shtatë ditë mesatarisht.

Duke përfshirë gjithashtu turistët vendas, totali për muajin qershor u rrit në 920 778 për një total prej 1 820 455 qëndrime gjatë natës.

Të dyja këto shifra përbëjnë më pak se 10% të totalit të vlerësuar në qershor të vitit të kaluar.

Sipas shoqërisë Statista, Spanja është ndër vendet ku ndikimi i koronavirusit në turizëm është ndjerë më së shumti sepse ky sektor kontribuoi me 14,3% të GDP-së vitin e kaluar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark