×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Google Maps bëhet një rrjet social me një funksion të ri

    Insajderi
    05 August 2020 - 06:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Me një veçori të re, përdoruesit mund të ndjekin njëri-tjetrin. Nëse nuk e dëshironi këtë, mund të fikni funksionin.

    Pak nga pak, Google e ka shndërruar shërbimin e tij në një lloj rrjeti social.

    Prej disa kohësh, përdoruesit kanë qenë në gjendje të japin kontribute publike dhe gjithashtu të përdorin një funksion bisede.

    Po kështu, përdoruesit kanë qenë në gjendje të ndjekin vende të caktuara për një kohë të gjatë, transmeton Telegrafi.

    Google tani ka zgjeruar funksionin e saj dhe tani përdoruesit e Google Maps mund të ndjekin njëri-tjetrin.

    Aty mund të shihni emrin e përdoruesit, një fotografi të profilit, si dhe numrin e postimeve dhe numrin e ndjekësve. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark