Insajderi
Biznes

Rruga e gjatë e kompanive gjermane deri në rikuperimin e plotë postvirus

Insajderi
13 August 2020 - 14:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rruga e gjatë e kompanive gjermane deri në rikuperimin e plotë postvirus
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

”Ofruesit e shërbimeve parashikojnë se periudha më e gjatë e shërimit nga kriza e koronavirusit do të jetë 11,7 muaj”, tha instituti i kërkimit IFO duke përmendur rezultatet e sondazhit të tij të biznesit.

”Do të pritet 11,1 muaj për ndërtimin, 10,3 muaj për tregtinë dhe 10,1 muaj për prodhimin”, thanë studiuesit me qendër në Mynih.

“Rruga drejt normalitetit është ende shumë e gjatë për shumë kompani”, tha studiuesi Klaus Wohlrabe në një deklaratë.

“Edhe pasi të jenë hequr të gjitha kufizimet publike, kompanitë do të duhet të merren me pasojat e tyre”, theksoi ai.

TUI Group, një kompani e madhe udhëtimesh me qendër në Hanover, zbuloi sasinë e humbjeve të saj si rezultat i ndaljes së turizmit global në fillim të këtij viti.

Anulimet masive gjatë periudhës prill-qershor shkaktuan një humbje neto prej 1,4 miliardë eurosh (1,65 miliardë dollarë).

Sipas studimit të IFO-s, agjencitë e udhëtimit, operatorët turistikë dhe shërbimet e rezervimit në mënyrë specifike do të presin 14,6 muaj para se biznesi i tyre të funksionojë normalisht.

Ndërkohë, kompania e çelikut ”Thyssenkrupp” raportoi një humbje neto gjatë asaj periudhe të njëjtë tre mujore prej 819 milion eurosh.

Konglomerati gjerman kishte raportuar një humbje prej 229 milionë eurosh gjatë të njëjtës periudhë të vitit 2019.

Firma energjetike RWE dhe ofruesi i telekomit ”Deutsche Telekom”, të dy kompanitë e listuara në DAX, janë ende në listën e zezë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark