“Situata e jashtëzakonshme, që vjen si rezultat i pandemisë, ka shkaktuar një rënie të prodhimit në shumicën e sektorëve të ekonomisë me sektorin ‘shërbime dhe industri’, të cilat kontribuan në përkeqësimin e performancës ekonomike kombëtare”, theksoi kjo zyrë.
Sipas vlerësimeve të Budapestit, në gjysmën e parë të vitit, performanca ekonomike u përkeqësua me 6,1% në bazë vjetore.
“Këto janë deri tani të dhënat më të këqija të regjistruara në Hungari dhe zyrtarisht përcaktojnë se vendi po kalon një recesion teknik”, thanë analistët.
Sipas ekspertëve pritet një rënie e PBB-së hungareze prej 5,5% -7,5% këtë vit dhe do të duhen të paktën dy ose tre vjet për të parë që veprimtaria ekonomike hungareze të kthehet në nivelet e para krizës.