Insajderi
Biznes

Aviacioni gjerman rrezikon mbi gjysmë milion vende pune

Insajderi
20 August 2020 - 08:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aviacioni gjerman rrezikon mbi gjysmë milion vende pune
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

”Trafiku ndërkombëtar i pasagjerëve pësoi rënie të ndjeshme në mes të marsit, pas vendosjes së kufizimeve të gjera për lëvizjen e njerëzve, dhe situata vetëm pak më pas është përmirësuar”, theksoi BDL.

Organizata vlerëson se aeroportet gjermane kanë humbur rreth 66% e pasagjerëve në gjysmën e parë të vitit 2020, ndërsa çmimet e biletave për fluturimet e mbetura ishin 9% më të ulëta se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ndikimi në operacionet e ngarkesave ishte më pak i ashpër, megjithëse aftësia për të transportuar mallra në avionët e pasagjerëve u ul.

Aeroportet kryesore për ngarkesat, ai i Frankfurtit, Lajpcigut dhe Këlnit performuan më mirë, me një rënie prej vetëm 10%.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark