Insajderi
Biznes

Alibaba i thotë Trump se ne mbështetim markat Amerikane

Insajderi
23 August 2020 - 06:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Alibaba i thotë Trump se ne mbështetim markat Amerikane
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Alibaba ka bërë lëvizjen e parë për të qetësuar tensionet me presidentin Amerikan Donald Trump ndërsa ky i fundit vijon të kërcënojë firmat Amerikane.

Shefi ekzekutiv Daniel Zhang tha se distributori online mbështet markat Amerikane, distributorët dhe bizneset e vogla.

Komentet erdhën ndërsa gjiganti i teknologjisë raportoi rritje të të ardhurave dhe shitjeve.

Në fillim të këtij muaji Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo u bëri thirrje kompanive Amerikane të teknologjisë të shkëpusin marrëdhëniet me kompanitë Kineze përfshirë Alibaba, Tencent dhe Baidu.

Pak javë më parë Trump nënshkroi dy urdhra ekzekutiv në drejtim të aplikacioneve TikTok dhe WeChat.

Shitjet e Alibaba kanë shënuar bum këtë vit. Aksionet janë rritur me 20% ndërsa investitorët po hedhin më shumë para në kompanitë teknologjike me njerëzit të rrezikuar të qëndrojnë në shtëpi gjatë pandemisë së Covid-19.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark