Insajderi
Biznes

Mustafa në mbështetje të bujqve të prekur nga dëmet e breshrit

Insajderi
23 August 2020 - 10:56
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mustafa në mbështetje të bujqve të prekur nga dëmet e breshrit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka vizituar sot fermerët e fshatit Drenoc të Komunës së Prishtinës, të cilët janë prekur nga dëmet e breshrit dhe reshjet e fundit të shiut që mbretëruan në vend.

Sipas komunikatës ministrore gjatë kësaj vizite, ministri Mustafa, ka parë nga afër gjendjen e bujqve, të cilët kanë pësuar dëme në veprimtaritë e tyre bujqësore.

Mustafa i ka njoftuar fermerët, se do të angazhohet që t’i kompensojnë dëmet e këtyre bujqve brenda mundësive buxhetore të Ministrisë, e gjitha kjo bazuar në listat e përpiluara nga komisionet komunale.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark