Insajderi
Biznes

Super-vetura me 1,750 kuaj-fuqi, po lë të gjithë “pa mend”

Insajderi
25 August 2020 - 07:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Super-vetura me 1,750 kuaj-fuqi, po lë të gjithë “pa mend”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Për prodhimin e makinave të shpejta shquhen firmat si Bugatti dhe Koenigsegg, por janë edhe disa brende jo shumë të popullarizuara që mund ta bëjnë konkurrencën e duhur.

Deri tani, rekordi i makinës më të shpejtë në botë është në pronësi të Bugatti Chiron Super 300+ të vitit 2020, i cili shënoi një shpejtësi më të lartë prej 490 km në orë, shkruan CarBuzz, transmeton lajmi.net.

Ky rekord do të qëndrojë për ca kohë, por firma amerikane Shelby me modelin e ri Tuatara do të tentojë të vendosë një të ri.

Me një motor V8 prej 5.9 litrash me turbina të prodhuar 1,750 kuaj fuqi në E85, Tuatara duket se i ka përformancat e nevojshme për të përcaktuar rekordin e ri botëror.

Ndonëse firma nuk ka bërë të ditur nëse vetura do jetë në shitje, Shelby ka publikuar një video ku tregohet fuqia e shpejtësia e tij./Insajderi.org


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark