Insajderi
Biznes

Apple fshin edhe krijuesin e videolojës “Fortnite” nga App Store

Insajderi
29 August 2020 - 07:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Apple fshin edhe krijuesin e videolojës “Fortnite” nga App Store
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Apple ka fshirë nga dyqani i vet i aplikacioneve, “App Store”, llogarinë e kompanisë së videolojërave “Epic Games”, pas përplasjeve për pagesat e lojës “Fortnite”.

Apple tashmë ka fshirë “Fortniten” nga dyqani, pasi zhvilluesi i saj implementoi një sistem të brendshëm pagesash që anashkalonte tarifën standarde të Apple prej 30 për qind.

Epic thotë se tarifa është e padrejtë.

Kjo kompani ka akuzuar Apple-in për fshirjen e “Fortnite” nga App Store, raporton BBC.

“Jemi të zhgënjyer për ndërprerjen e llogarisë së Epic Games në App Store”, ka thënë Apple në një deklaratë.

Ky pezullim i llogarisë, do të thotë se Epic nuk do të mund të zhvillojë më aplikacione për iPhone dhe iPad./Insajderi.org


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark