Insajderi
Biznes

Elon Musk më i pasur se Mark Zuckerberg

Insajderi
02 September 2020 - 07:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Elon Musk më i pasur se Mark Zuckerberg
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pasuria neto e Elon Musk u rrit në 115 miliardë dollarë, duke lënë pas edhe shefin ekzekutiv të Facebook, Mark Zuckerberg, në listën e njerëzve më të pasur në botë, raporton Bloomberg.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, rritja e pasurisë së Musk ndodhi pas fitimit të ‘egër’ të aksioneve nga kompania Tesla.

Kjo e bën themeluesin dhe shefin e ekzekutiv të Teslas personin e tretë më të pasur në botë, bazuar në Indeksin e Miliarderëve nga Bloomberg.

Musk tani është vetëm më i varfër se Bill Gates dhe Jeff Bezos, të cilët kryesojnë të parët.

Ndërkohë pesë njerëzit më të pasur në botë janë: Jeff Bezos, Bill Gates, Elon Musk, Mark Zuckerberg dhe Bernard Arnault.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark