Insajderi
Biznes

Stuhia ka shkaktuar një numër të madh prishjesh

Insajderi
02 April 2020 - 09:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Stuhia ka shkaktuar një numër të madh prishjesh
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

KEDS njofton se si pasojë e erërave të fuqishme janë shkaktuar dhjetëra prishje në rrjetin distributiv të energjisë elektrike anekënd Kosovës. Për pasojë, mbi 100 mijë konsumatorë aktualisht janë pa energji elektrike.

Zona më e afektuar është rajoni i Dukagjinit, ku përfshihen Peja, Prizreni dhe Gjakova, por numër i prishjeve  është shënuar edhe në Prishtinë dhe Mitrovicë.

Ekipet e KEDS-it janë në terren, madje kompania ka mobilizuar menjëherë edhe ekipe shtesë që po i sanojnë prishjet në kohën më të shkurtër të mundshme. Por, erërat e stuhishme deri në 80 kilometra në orë kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme, ku shumë përçues janë përtokë, përderisa janë thyer edhe një numër i konsiderueshëm i shtyllave. Kjo, së bashku me kushtet tejet të rënduara atmosferike po e bëjnë intervenimin shumë të vështirë.

KEDS kërkon nga qytetarët që nëse shohin ndonjë anomali në rrjetin elektrik të mos i ofrohen, por të lajmërojnë menjëherë KEDS-inin përmes kanaleve të komunikimit, sidomos në numrin e Qendrës së Thirrjeve 0800 791 00.

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark