Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka qëndruar sot në Mamushë. Ku bashkë me kryetarin e Mamushës, Abdulhadi Krasnic, kanë nënshkruar memorandum për “Ndërtimin e objektit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare” me vlerë 738,922 euro.
Për çka Zemaj ka thënë edhe se do të rritet personeli mjekësor.
“Urime qytetarë të Mamushës! Së bashku me kryetarin e Mamushës, Abdulhadi Krasnic, nënshkruam memorandumin për “Ndërtimin e objektit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare”, me vlerë 738,922 euro. Pritet të rritet edhe personeli mjekësor. Në këtë ceremoni ishin edhe ambasadori i Turqisë, Çağrı Sakar, komandanti KFOR-it turk, Savaş Yanar, koordinatori i TIKA-s, Cihan Dinçer, Ministri MZHR, Enis Kervan, deputeti Fidan Jilta dhe kryetari i KDTP-së, Fikrim Damka. E rikonfirmova se kjo komunë dhe komunitetet tjera, do ta kenë vëmendjen dhe mbështetjen e plotë. Për Mamushën, do të ketë specializime për Mjekësinë familjare dhe Biokiminë klinike, të cilët do të punojnë në QKMF. Në këtë rast u bë pranim-dorëzimi i autoambulancës, donacion nga KFOR-i turk dhe Turqia, e cila do të jetë në shërbim të pacientëve të kësaj komune”, ka shkruar Zemaj.
Ai po ashtu sot ka vizituar edhe Qendrën e Mjkeësisë Familjare në Reçan të Prizrenit.