Insajderi
Biznes

Qeveria franceze zbulon planin e rimëkëmbjes pas pandemisë

Insajderi
03 September 2020 - 12:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Qeveria franceze zbulon planin e rimëkëmbjes pas pandemisë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

“Ky plan nuk synon të shërojë plagët e krizës. Ai përgatit të ardhmen”, theksoi kryeministri Jean Castex në një intervistë për të përditshmen “Le Figaro”.

Në total, janë 100 miliardë euro gjatë dy viteve që do të injektohen në ekonomi, e cila pritet të tkurret me 11% këtë vit për shkak të epidemisë Sars-Cov2 dhe kufizimeve të vendosura në pranverë.

”Objektivi është të rigjejmë në vitin 2022 nivelin e aktivitetit të parakrizës dhe të fillojmë të ulim papunësinë, ndërkohë që 800.000 shkurtime të vendeve të punës priten këtë vit. Shpresoj që plani i stimulimit në 2021 të krijojë 160.000 vende pune. Ky është objektivi ynë”, deklaroi sot kryeministri për radion RTL, duke u bërë thirrje kompanive të angazhohen fuqimisht për punësimin.

Pas 460 miliardë eurove në mbështetje emergjente, mobilizuar që prej fillimit të krizës, plani i rimëkëmbjes është një plan investimi afatmesëm, rreth tre përparësive: tranzicioni ekologjik, konkurrenca e biznesit dhe kohezioni social, sipas qeverisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark