Insajderi
Biznes

Google dhe Twitter zotohen se do të bllokojnë dezinformatat nga zgjedhjet në SHBA

Insajderi
11 September 2020 - 09:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Google dhe Twitter zotohen se do të bllokojnë dezinformatat nga zgjedhjet në SHBA
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Google dhe Twitter kanë thënë se do të bllokojnë dezinformimin në internet para zgjedhjeve të SHBA-së.

Platformat presin se do të ketë vërshim të pretendimeve të rreme dhe postime mashtruese para votimeve të nëntorit.

Twitter ka thënë se planifikon të fshijë të gjitha postimet që lidhen me zgjedhjet dhe që janë të pasakta, raporton BBC.

Google nga ana tjetër ka thënë se do të shfaq më shumë rezultate automatike për të shmangur mashtrimin e votuesve, veçanërisht raportet të cilat pretendojnë të shpallin fitore të hershme.

Të enjten, Google tha se informacionet e pasakta për rezultatet e zgjedhjeve nuk do të shfaqen tek kërkimet.

Ndryshimet në Twitter po ashtu mund të ndikojnë në postimet që paralajmërojnë fitore para certifikimit të rezultateve, bashkë me postime mashtruese.

Kompanitë e rrjeteve sociale kanë qenë nën presion për të luftuar dezinformimin pasi agjencitë e inteligjencës së SHBA-së kishin deklaruar se Rusia ka përdorur platformat e saj për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016./Insajderi.org


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark