Insajderi
Biznes

Rritet ekonomia britanike

Insajderi
13 September 2020 - 07:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rritet ekonomia britanike
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ekonomia e Britanisë së Madhe gjatë korrikut u rrit për të tretin muaj radhazi, por ende nuk ka rimarrë vetën nga humbjet e shkaktuara nga pandemia COVID-19.

Siç njofton Agjencia Kombëtare e Statistikave, përcjell Telegrafi, zgjerimi që ishte në përputhje me pritjet për një rritje prej 6.7 për qind, pasoi rritjen e muajit qershor prej 8.7 për qind dhe të muajit maj prej 2.4 për qind.

Ekonomia gjatë muajit prill u tkurr me një ritëm rekord prej 20.4 për qind, kur pandemia ishte në gjendjen më të keqe.

Prodhimi dhe ndërtimi treguan përmirësime, ndërsa sektori i shërbimeve, i cili përbën rreth tre të katërtat e aktivitetit ekonomik në total, vazhdoi të mos rikëmbet.

Prodhimi i Brendshëm Bruto u tkurr më 7.6 për qind në tre muajt deri në korrik. Ekonomistët kanë parashikuar që PBB e tremujorit të tretë do të rritet me 15 për qind, duke kthyer gjysmën e rënies së tremujorit paraardhës në tre muaj deri në qershor.

Britania ka pësuar numrin më të lartë të vdekjeve nga shpërthimi i COVID-19 në Evropë, me mbi 41 mijë të vdekur./Insajderi.org


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark