Insajderi
Biznes

Nvidia afër blerjes së Arm për 40 miliardë dollarë?

Insajderi
14 September 2020 - 06:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nvidia afër blerjes së Arm për 40 miliardë dollarë?
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

SoftBank Group Corp është afër një marrëveshje për të shitur krijuesin britanik të çipave ARM tek Nvidia Corp për më shumë se 40 miliardë dollarë, thuhet sipas njerëzve të njohur me këtë çështje.

Marrëveshja parasheh transaksion të kombinuar me para dhe aksioneve që besohet do ta vlerësonte kompaninë ARM deri në 40 miliardë dollarë.

Kushtet nën diskutim do të shënonin një fitore të madhe për SoftBank, e cila bleu ARM katër vjet më parë për 32 miliardë dollarë dhe ishte përpjekur të fillonte rritjen e biznesit.

ARM dhe Nvidia kanë qenë në bisedime ekskluzive për disa javë dhe një marrëveshje mund të nënshkruhet në fillim të javës së ardhshme, thanë njerëzit e afërt me këtë çështje – duke supozuar se marrëveshja nuk do të anulohet në minutën e fundit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark