Insajderi
Biznes

Klubi i Prodhuesve takohet me ministrin Krasniqi, diskutojnë për sfidat që po i përcjellin

Insajderi
14 September 2020 - 14:43
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klubi i Prodhuesve takohet me ministrin Krasniqi, diskutojnë për sfidat që po i përcjellin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Klubi i Prodhuesve të Kosovës dhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë Vesel Krasniqi kanë zhvilluar sot një takim të përbashkët në të cilin është diskutuar për sfidat me të cilat përballen prodhuesit gjatë kohës së pandemisë dhe kërkesat e tyre urgjente për rimëkëmbje nga kjo gjendje.

Klubi i Prodhuesve me këtë rast falënderoi ministrin Krasniqi dhe e përkrahën për ftesën e tij publike drejtuar institucioneve publike dhe shtetërore të vendit që t’i mbështesin prodhimet vendore, ftesë kjo e cila kërkon që në procedurat e tenderimit këto institucione të fusin si kriter edhe prodhimin vendor.

Sipas Klubit të Prodhuesve, një ftesë e tillë tregon edhe një herë përkushtimin e MTI-së në fuqizimin dhe zhvillimin e produkteve vendore dhe seriozitetin në marrjen për bazë të kërkesave të cilat janë shqyrtuar në takime të shumta me prodhuesit./Insajderi.org


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark