×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Kjo është vetura më e dashur në Kosovë sipas statistikave zyrtare

    Insajderi
    16 September 2020 - 07:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ndonëse ka filluar rrugëtimin e vet vetëm prej vitit 2013, sot crossoveri Captur nga Renault është më i dashuri në shumicën e vendeve evropiane.

    Madje, sipas statistikave zyrtare nga Qendra e Automjeteve të Kosovës (QAK), Renault Captur është vetura më e dashur në Kosovë sepse arrin të ketë shitje më të madhe sesa çdo model tjetër i veturave në vendin tonë.

    Transformimi në enterier e eksterier përgjatë viteve, sigurisht kanë ndikuar që ky crossover të jetë më i kërkuari gjithandej për shkak se ofron më së shumti me çmimin më të arsyeshëm në treg.

    Me një kombinim të teknologjisë së avancuar që e ka të integruar në veturë dhe të rehatisë së paskajshme, Renault Captur është ëndrra e gjithsecilit që dëshiron ta kombinojë jetën familjare dhe aventurën me anën urbane.

    Captur-in e bën më të dashur për shqiptarët e Kosovës edhe fakti se dizajni i SUV është i kombinuar me shpenzime të ulëta.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark