Insajderi
Biznes

Face ID Recognition aplikacioni që po tërheq vëmendjen e kompanive më të mëdha botërorë

Insajderi
16 September 2020 - 09:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Face ID Recognition aplikacioni që po tërheq vëmendjen e kompanive më të mëdha botërorë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

ILLCON APP; Është rrjet social, i pari i këtij lloji, ndërthurje ndërmjet sistemeve më të pëlqyera të aplikacioneve tjera, me teknologjitë më të reja të krijuara nga 20 vjeçari Kosovar Ilirjan Biblekaj.

ILLCON, Inc. është i themeluar në shtetin e Delaware, SHBA dhe i vlerësuar nga Apple, Inc. si “Aplikacioni i gjeneratës së re” ILLCON po hyn fuqishëm në tregun botëror dhe është përkthyer në 8 gjuhë të botës.

Face ID Recognition është Sistem që përdoret për të kërkuar përdoruesit e tjerë përmes identifikimit të fytyrës në një distancë deri në 15 metra.

Kjo e veçantë e këtij sistemi të krijuar nga kosovari Ilirjan Biblekaj ka bërë që kompani të mëdha botërore si Facebook, Amazon, Apple dhe shumë tjerë të shfaqin interesim të madh për këtë aplikacion.

ILLCON është lansuar me datën 25.08.2020, dhe do ju mundëson përdoruesve të tij publikimin e momenteve të tyre përmes “foto story”, dhe ruajtjen e tyre në profil personal “story highlight”.  Po ashtu posedon mundësin e pëlqimeve në këtë aplikacion.

Gjithashtu ILLCON u mundëson përdoruesve te tij të shikojnë të gjithë personat që kanë pëlqyer, komentuar dhe shikuar “Story”, po ashtu të kthejnë përgjigje në komentet e të tjerëve.

Profili personal përmban “Story” që keni vendosur ti mbani si “Story Highlight”.

Përmban numrin e personave që ju ndjekin (Followers), dhe numrin e personave që ju ndiqni (Following).

Përveç tjerave mund të plotësoni pjesën e biografisë duke shënuar të dhënat personale profesionin e të tjera.

Për më shumë rreth këtij aplikacioni mund të informoheni në faqen e Facebook të ILLCON App.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark