×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    “Microsoft” e blen “ZeniMax Median” për 7,5 miliardë dollarë

    Insajderi
    22 September 2020 - 08:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Microsoft njoftoi dje se ka nënshkruar një marrëveshje për të blerë për 7,5 miliardë dollarë “ZeniMax Median”, kompania mëmë e botuesit të videolojrave “Bethesda Softworks”, krijues i lojërave “Fallout” dhe “Star Trek”.

    “Duke përvetësuar një nga zhvilluesit dhe botuesit privatë më të mëdha të lojërave në botë, së bashku me “The Elder Scrolls” dhe “Fallout” ndër shumë të tjerë, “Bethesda Softworks” sjell në XBox një portofol mbresëlënës lojrash dhe teknologjish”, tha Microsoft në një deklaratë, raporton AFP.

    Kjo blerje në shkallë të gjerë, e cila vjen pak para hedhjes në treg të levave të reja komanduese “Microsoft XBox”, forcon ndjeshëm pozicionin e gjigantit kompjuterik në botën e videolojrave.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark